Dhuna mes bashkëmoshatarëve, Nellkovski: Nevojitet ndryshim i kornizës ligjore

nga Xh M

Shkup, 4 mars – Parandalimi i dhunës nga bashkëmoshatarët mund të zgjidhet vetëm përmes qasjes sistematike, duke e përforcuar bashkëpunimin e trekëndëshit prind – nxënës – mësimdhënës dhe duke vepruar në mënyrë të koordinuar. Kështu vlerëson autori i studimit të fundit për shoqëri kohezive dhe inkluzive, Nellko Nellkovski, i cili në mënyrë të vazhdueshme hulumton këtë dukuri në mesin e nxënësve. Dhuna mes bashkëmoshatarëve është e shumëllojshme dhe gjithnjë më prezente. E njëjta shfaqet në formë fizike dhe onlajn. Andaj vendit tonë i nevojitet ndryshimi i kornizës ligjore, përmes së cilës këto raste do të kalojnë jo vetëm me vërejtje, por edhe do të gjobiten nxënësit së bashku me prindërit e tyre.

“Nevojitet të rregullohet shfrytëzimi i celularëve në tërë procesin edukativo – arsimor në tërë territorin e vendit. Nevojitet të përpilohet një kodeks i ri i sjelljes ku do të përcaktohen saktë rregullat se kur dhe si celularët do të mund të përdoren, e jo si tani çdo kryetar apo drejtor i shkollave individualisht të rregullojë këtë çështje. Së dyti nevojiten ndryshime të kornizës ligjore, ku përveç shqiptimit të vërejtjeve për atë që ushtrojnë dhunë mes bashkëmoshatarëve të inkorporohen edhe masa represive, dënime, gjoba ndaj nxënësve dhe prindërve, që do t’u konstatohet se ushtrojnë dhunë, sepse mosndëshkimi i kësaj dukurie lejon që këto fenomene të përsëriten dhe të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha në shoqëri.”, – deklaroi autori i studimit për shoqëri kohezive dhe inkluzive, Nellko Nellkovski.

Rol kyç në parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve ka edhe sigurimi i shkollave. Andaj në këtë studim Nellkovski propozon që sigurimi i objekteve shkollore të udhëhiqet nga agjenci e veçantë shtetërore. Studimi ka treguar se nxënësit duhet në mënyrë të vazhdueshme të edukohen për të prevenuar shfaqjen e dhunës në çdo formë të versionit të mundshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More