Dialog dhe ndërtim, nismë për një botë paqësore

nga V.E.

Në panelin me temë “Dialog dhe ndërtim, nismë për një botë paqësore” në Ejani studio, analistët e njohur shqiptarë Prof.dr.Enver Bytyçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, ekspert i çeshtjeve europiane dhe Redion Luli ekspert i së drejtës ndërkombëtare trajtuan gjerësisht aktualitetin ndërkombëtar. Duke analizuar pozicionin e Bashkimit Europian përballë sfidave të reformimit të tij, Prof.Dr Enver Bytyçi theksoi se “në vendimmarrje dhe në proceset që zhvillohen në kontinentin europian ndikimin më të madh e kanë liderët politikë sidomos të vendeve të mëdha të BE-së, por për fat të keq këto vende nuk kanë mundësi dhe aftësi të menaxhojnë punët e kontinentit europian”.

Lidhur me konfliktin me pasoja të rënda humanitare Izrael-Palestinë, eksperti Ilir Aliaj vuri në dukje se “Çeshtjen e konfliktit Izrael-Palestinë e shoh si një kosto shumë të madhe që SHBA po paguan për tekat e Izraelit. Nëse i referohemi historisë, ishte këmbëngulja amerikane që bëri të mundur akordet e Oslos për krijimin e dy shteteve, të Palestinës dhe Izraelit dhe krijohej dhe Rripi i Gazës”. Ndërsa Redion Luli, ekspert i së drejtës ndërkombëtare lidhur me këtë theksoi se “Më i papranueshëm është plani i ri për rikonstruksionin e Gazës që parashikon zhvendosjen e të gjithë popullatës civile, duke shkelur Traktatet e Gjenevës për mbrojtjen e popullsisë civile”.

Në panel u komentua dhe propozimi i presidentit kinez Xi Jinping për Iniciativën për Qeverisjen Globale. Prof.dr. Enver Bytyçi e cilësoi iniciativën si “një qeverisje të botës me rregulla të sakta për të vazhduar bashkëjetesën në këtë botë globale, ku jemi të detyruar të jetojmë me njeri-tjetrin. Ka vetëm dy rrugë: ose do të jetojmë me njeri-tjetrin, ose do të zhdukim njeri-tjetrin. Kina thotë që duhet të jetojmë me njeri-tjetrin.” Në këtë kontekst eksperti i së drejtës ndërkombëtare Redion Luli tha se “Politika kineze ka një tentativë për të krijuar një qeverisje të re globale, ku të dëgjohet më shumë edhe zëri i vendeve në zhvillim, të cilave u ka zgjatur dorën, duke kontribuuar në shëndoshjen e ekonomisë së tyre”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More