Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se Arsenali është “ekipi më i mirë” me të cilin skuadra e tij është përballur këtë sezon, pas ndeshjes së së martës në mbrëmje në Ligën e Kampionëve.
“Topçinjtë” morën një fitore 4-0 në stadiumin Emirates, falë golave në pjesën e dytë nga Gabriel Magalhaes, Gabriel Martinelli dhe dy golave nga Viktor Gyokeres.
“Po, do të thoja se është skuadra më e mirë me të cilën jemi përballur”, tha ai për Amazon Prime.
“Arsenali garon shumë mirë, vrapon e vrapon; ka cilësi në të gjithë fushën dhe po, e merituan të fitonin sot dhe dua t’i përgëzoj edhe ata për atë fitore.”
“Është një mësim, thjesht duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, tha Simeone për ndeshjen.
