Digjen tre autobusë në Shkozë

nga D V

Tre autobusë urbanë të linjës së “ish-uzinës së Autotraktorëve” janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës.

Autobusët kanë qenë të parkuar në momentin e ngjarjes, teksa dëmet janë kolosale, pasi ata pothuajse janë shkrumbuar.

Policia ka shkuar në zonë dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe mundësia që të kemi të bëjmë me një rast zjarrvënie të qëllimshme.

Fillimisht flakët kanë nisur te njëri prej autobusëve. Më pas zjarri ka depërtuar edhe te 2 urbanët e tjerë që ndodheshin aty afër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More