Digjet një pjesë e fushës së fshatit Sllapuzhan të Suharekës, s’ka të lënduar

nga D V

Një zjarr masiv sot ka përfshirë një pjesë të fushës së fshatit Sllapuzhan të komunës së Suharekës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 si dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin pa dëme të mëdha.

“Rreth orës 13:00 përfshihen nga zjarri fushat në Sllapuzhan, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha”, shkruhet në postim.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Telegrafin se janë djegur disa livadhe, por nuk ka persona të lënduar.

“Iniciohet një rast në fshatin Sllapuzhan. Një zjarr ka kapluar një livadh të fshatit Sllapuzhan. Nuk ka të lënduar dhe s’ka dëme të mëdha. Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe Policia ende është në vendngjarje”, ka thënë Bytyqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More