Kumanovë, 12 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, zhvilloi sot një takim me banorët e fshatit Kleçovcë.
“Fuqia më e madhe e Kumanovës janë njerëzit e saj. Zëri i popullit është motivimi ynë!”, deklaroi ai gjatë takimit.
Dimitrievski theksoi se koalicioni “ZNAM” dhe qytetarët e Kumanovës e dinë drejtimin e fitores.
“ZNAM dhe Kumanova e di – me numrin 2️⃣ fitojnë qytetarët. Ne ofrojmë vepra, vizion dhe vazhdimësi për Kumanovën!”, u shpreh ai.
https://www.facebook.com/share/p/1CV5q9hp4e/