Shkup, 30 korrik – Për shkak të një defekti rrugor, pa ujë sot në mëngjes janë disa rrugë në Shkup, kumtuan nga Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Rruga “melniçka”, pjesë të rrugëve “Çe Gevara” dhe “Plaçkovica” mbetën pa ujë të pijshëm në orën 9:10, është paraparë kjo të zgjasë deri në sanimin e defektit.
