Dita Botërore e Fëmijës u shënua me fillimin e fushatës “Një ekip për çdo fëmijë – zero diskriminim

nga D. V.

Shkup, 20 nëntor – Ministritë e Arsimit dhe Shkencës dhe të Sportit, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Federata e Futbollit e Maqedonisë dhe UNICEF-i, në Ditën Botërore të Fëmijëve – 20 Nëntor, fillojnë fushatë kundër diskriminimit në futboll, të titulluar “Një ekip për çdo fëmijë – zero diskriminim”.
“Dita Botërore e Fëmijës është simbol i të drejtave, shpresave dhe të ardhmes së çdo fëmije. Dhe këto shpresa askush nuk duhet t’i shkatërrojë. Prandaj, për të gjithë ne këtu është obligim i përbashkët të sigurojmë që çdo fëmijë të ketë të drejtën të mësojë, të luajë dhe të jetë i pranuar”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në promovimin e fushatës.
Fushata do të zgjasë deri më 1 mars 2026, ndërsa secili prej pjesëmarrësve do ta përcjellë mesazhin se në ekip ka vend për të gjithë. Janevska tha se si ministre e Arsimit dhe Shkencës mund të konfirmojë se në ekip,gjegjësishtë në sistemin edukativ -arsimor, me të vërtet ka vend për të gjithë.
“Realizojmë ndryshime thelbësore në arsim, sepse arsimi duhet të jetë cilësor, gjithëpërfshirës dhe i qasshëm për çdo fëmijë, nëse duam të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Punojmë intensivisht në përmirësimin e të gjitha niveleve të arsimit, sepse nxënësit dhe studentët e tanishëm i pret një botë me teknologji dhe njohuri të reja, për të cilën duhet të jenë të përgatitur”, theksoi ministrja, Duke shtuar se në rrjedhë janë edhe ndryshimet në rregullativë, po forcohet infrastruktura arsimore, po investohet në mjete mësimore, ndërsa mësimdhënësit marrin trajnime të vazhdueshme dhe rritje të pagave. Po ashtu, po rriten investimet në shkencë dhe kërkime, si përcaktim strategjik për përparim më të shpejtë.
Ajo theksoi se fëmijët tanë meritojnë arsim që do t’i përgatisë për të konkurruar me bashkëmoshatarët e tyre në botë dhe do të jetë themel i fortë për të ardhmen e tyre.
“Por fëmijët tanë meritojnë edhe sport pa diskriminim. Do të shfrytëzojmë fushatën përmes aktiviteteve mësimore dhe jashtëshkollore për të promovuar lojën Fair-play dhe për të ndërtuar kulturë të gjithëpërfshirjes. Gradualisht, por me këmbëngulje, do të ndërtojmë ndërgjegjsim tek çdo fëmijë se sporti krijon miqësi dhe bashkësi, dhe se të gjithë fëmijët që bëjnë sport, pavarësisht nëse janë vajza, ose me nevoja të veçanta, janë nga kombësi të ndryshme, e kështu me radhë, duan të tregojnë çka dinë dhe çka mund të bëjnë. Prandaj është edhe kjo fushatë”, tha ministrja Janevska.
Në këtë ngjarje folën edhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Leslie Miller, ministri i Sportit, Borko Ristovski, kryetari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Dushan Tomshiq dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFM-së, Leonid Jandreoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More