Shkup, 21 shtator – 24 mijë familje në Maqedoni ballafaqohen me sfidat që sjell sëmudja e “Alzheimerit”. 80% e familjarëve që kujdesen për pacientët familjarë të tyre vuajnë nga depresioni ndërsa alarmohet për mungesë të qendrave për përkujdesjen e këtyre pacientëve. Sipas mjekëve është ajri i ndotur ai që kontribuon në plakjen e trurit. Mjekët Vlerësojnë se kjo sëmundje në Maqedoni po shënon rritje të dyfishtë.
Mjekët thërrasin për kontroll për ta detektuar sëmundjen në fazë të hershme.Kjo sëmundje shoqërohet me humbje të memories, vështirësi në të menduar dhe planifikim, çrregullim të orientimit, humbje të aftësive motorike etj.
“Lusim të bëhet diçka, sepse kjo sëmundje ka marrë një hov të madh që me të vërtet me urgjencë duhet të merren masa.Nëse duhet të jetë qendër ditore apo diça tjetër sepse jo vetëm pacientët, vuajnë edhe familjet”, u shpreh aktorja Tanja Koçovska.
“Diagnostifikimi i hershëm jep mundësi tjetër që në fazat e hershme të sëmundjes pacientët mund të tregojnë se cilat janë dëshirat e tyre për vitet që pasojnë dhe si do të kishin dëshiruar që ti kalojnë ato.Nëse duan të udhëtojnë diku, nëse duan të sistemohën në shtëpi kujdesi apo jo”, theksoi Gabriella Novotni nga klinika e Psikiatrisë.
“Duhet të dim se shkenca flet që PM grimcat për disa herë e rrisin rrezikun për zhvillimin e demencës.Duhet të punojmë në zgjidhjen e rregullave thelbësore për jetë ,pra të jetuarit në një ambient të shëndoshë.Të gjithë ne si qytetarë e kemi obligim që sistemi dhe institucionet të ndihmojnë në të jetojmë me ajër më të pastër dhe të shpresojmë që truri jonë të mos plaket aq shpejtë”, u shpreh Antoni Novotini nga klinika e Psikiatrisë.
Këto të dhëna u njoftuan në Ditën Botërore të Sëmundjes Alzheimer që shënohet çdo vit më 21 shtator dhe i kushtohet rritjes së vetëdijes për këtë formë më të zakonshme të demencës, nga e cila vuajnë mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën. Vlerësohet se çdo tre sekonda regjistrohet një rast i ri.