Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

nga D. V.

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, solli në vëmendje pasurinë më të çmuar të identitetit tonë kombëtar, që na lidh me rrënjët, historinë dhe shpirtin e vendit tonë.

Ministri i MTKS-së, ndau në rrjetet sociale një kolazh imazhesh të kostumeve e valleve tona folklorike, si edhe të disa prej siteve të trashëgimisë kulturore.

“Është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim me krenari tek brezat që vijnë, duke e bërë Shqipërinë një urë dialogu e bashkëpunimi kulturor me botën”, u shpreh online, ministri Gonxhja.

Krahas pasurive shqiptare që njihen e vlerësohen në kuadër të UNESCO-s, ka edhe një përkujtesë të përvitshme kushtuar trashëgimisë kulturore në rangun kombëtar. Çdo 29 shtator, vëmendja përqendrohet në dëshmitë e identitetit kulturor të Shqipërisë, të shfaqur në të trija dimensionet e tij: material, shpirtëror dhe natyror.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, si shtysë për shpalljen e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore ka shërbyer akti sublim i ushtarakut shqiptar Kamber Bënja, i cili në vitin 1916 mbrojti pasuritë e Apolonisë nga vjedhja. Bënja ishte një veprimtar i lëvizjes atdhetare, i cili pas shpalljes së pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës si oficer karriere.

Duke marrë komandën e batalionit shqiptar, Bënja iu kundërvu pushtuesve austro-hungarezë që kërkonin të dërgonin në Vjenë, skulptura antike të gjetura gjatë gërmimeve. I gjendur në këtë mision patriotik, së bashku me dy oficerë të tjerë, Bahxhet Manastirliun dhe Abaz Taushanin, majori Bënja u dënua me vdekje, nga gjyqi ushtarak, për tradhëti të lartë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More