Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premier League, pasi u mposht javën e parë në shtëpi nga Arsenali.
Dy problemet kryesore tek United që u dalluan haptazi në këtë ndeshje ishte porta dhe mesfusha.
Amorim i ka bërë dalje Andre Onanas, ndërsa Altay Bayindir nuk bind.
Një tjetër problem madhor është moskuptimi në mesfushë mes Bruno Fernandes dhe Casemiro.
Në këtë situatë, sipas asaj që raporton “Fichajes”, drejtuesit e Manchester United po punojnë të mbyllin dy transferime të bujshme, këto ditë të mbetura të merkatos.
Sipas raportimit në fjalë, Manchester United ka bërë gati 150 milionë euro për transferimin e Gigio Donnarumma-s dhe mesfushorin e talentuar të Crystal Palace, Adam Wharton.
Edhe pse Donnarumma është përfolur ditët e fundit për një transferim te Manchester City, kjo gjë nuk mund të ndodhë pa u larguar Ederson.