Dortmund fiton në kthesën e madhe dhe mban syrin drejt Evropës

nga Xh M

Borussia Dortmund ka shënuar fitore të vështirë ndaj Borussia Mönchengladbach me rezultat 3:2, duke vazhduar ëndrrën drejt sigurimit të ndonjërës nga ligat evropiane sezonin e ardhshëm.

Skuadra e trajnerit kroat Niko Kovaç, para 81.365 shikuesve në stadiumin e Dortmundit, nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol në minutën e 24-të. Autor ishte mbrojtësi 28-vjeçar Kou Itakura.

Vendësit u rikthyen në shpërthimin e madh me golat e Serhou Guirassy (41), për të dyfishuar shifrat Felix Nmecha tre minuta më vonë dhe thelluar epërsinë në tre gola përmes Daniel Svensson në minutën e pestë të kohës shtesë.

Kevin Stöger shënoi për mysafirët në pjesën e dytë nga penalltia në minutën e 56-të.

Kjo ishte ndeshja e katërt pa humbje për Borussia Dortmund. M’Gladbach, nga ana tjetër, tani ka pritur për një fitore në njëmbëdhjetë ndeshje jashtë në Dortmund dhe është pa fitore në tri ndeshje të ligës.

Pas 30 xhirosh, Borussia Dortmund renditet e shtata me 45 pikë, dy më pak se Meinz05 në pozitën e gjashtë, e cila siguron kualifikimet për Ligën Konferenca. Prin Bayern Munih me 73 pikë, pasojnë Bayern Leverkusen me 66, Eintracht Frankfurt 52, Leipzig 49, Freiburg 48. Borussia (M) renditet e 9-ta me 44 pikë.

Rënien nga liga katër xhiro para përfundimit të edicionit të sivjetmë të Bundesligës tashmë e kanë të sigurt Heidenheim i 16-ti me 22 pikë, Bochum i 17-ti me 20 dhe Holsten Kiel i fundit me vetëm 19 pikë. Sent Pauli rrezikon barazhin pasi ndodhet aktualisht në pozitën e 15-të me 29 pikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More