DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në se po shkaktojnë zjarre në deponi!

nga Redaksia

Shkup, 13 shtator – VMRO-DPMNE akuzon se zjarret në deponi, sikurse kjo e sodit në Trubarevë, po shkaktohen nga LSDM-BDI.

“Pasi nuk ia dolën me zjarrvëniet gjatë kësaj vere nëpër fshatra dhe qytete të Maqedonisë, tani vendosën për një hap të ri, të fundit dhe të dëshpëruar: ndezjen e deponive në Shkup me qëllim që të shkaktojnë frikë, pakënaqësi dhe kaos te qytetarët. Me këtë jo vetëm që kryejnë vepër të rëndë penale, por me vetëdije po e shkatërrojnë shëndetin e shkupjanëve, që është paftyrësi politike e llojit më ekstrem”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë, për vite me radhë LSDM dhe BDI kanë menaxhuar me deponitë “Drisla” dhe “Vardarishtë”, ata i kanë emëruar drejtorët, kanë udhëhequr politika, kanë premtuar fabrikë për selektim të mbeturinave, zona të gjelbra dhe ajër të pastër.

“Gjithçka mbeti vetëm në letër. E vetmja gjë që lanë pas është mbeturinë, deponi ilegale dhe helmim të njerëzve. Përkundrazi, kryetarët e komunave të Shkupit nga VMRO-DPMNE tashmë katër vjet realizojnë projekte konkrete për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike, për vendosjen e sistemit për selektim të mbeturinave dhe për forcimin e higjienës publike. Qeveria gjatë vitit të kaluar ka filluar procesin e një rishikimi tërësor të të gjithë politikës mjedisore dhe ka përgatitur projekte të reja për modernizimin e ‘Drislës’, për mbylljen e deponive ilegale dhe për vendosjen e standardeve evropiane për menaxhimin e mbeturinave. Kjo është dallimi i vërtetë mes trashëgimisë kriminale të LSDM-BDI dhe qasjes së përgjegjshme të VMRO-DPMNE”, thuhet në njoftimin e partisë, ndërsa shtrojnë disa pyetje.

“Si ka mundësi që pikërisht para zgjedhjeve lokale filluan të “digjen” deponitë; si ka mundësi që pikërisht tani “Drisla” filloi të ndotë dhe të djegë mbeturina, si ekziston ndonjë strukturë e organizuar pas kësaj?”

VMRO i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokurorisë Publike që menjëherë të zhvillojnë hetim të thellë për përfshirjen e dy partive në, sipas tyre, djegien e qëllimshme të deponive.

“Sot, në vend që të japin përgjegjësi për disfatat kombëtare dhe katastrofat ekologjike që i shkaktuan, ata sërish përpiqen ta djegin të vërtetën dhe ta mbytin Shkupin. Qytetarët e dinë mirë: katastrofa e vërtetë ekologjike quhet LSDM–BDI”, thonë në VMRO-DPMNE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More