Drejtori për Siguri dhe Emergjenca: Pema e rrëzuar pranë RTK-së ishte rrezik për kalimtarët, shkak moti i lig

nga D. V.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka thënë se pema e rrëzuar në Prishtinë, në afërsi të Radio Televizionit të Kosovës, ka qenë natyrisht edhe rrezik për kalimtarët, raporton Ekonomia Online.

“Si pasojë e motit të lig, para një ore është rrëzuar ky dru që po e shihni. Dëmet materiale janë shumë të vogla, një veturë është dëmtuar vetëm pak. Zjarrfikësit e kanë kryer punën e tyre, ndërsa ekipet tjera do të merren me pastrimin dhe largimin e shtyllës. Rruga për sot do të mbetet e mbyllur”.

“Patjetër që ka pasur rrezik për kalimtarët, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Ne kryejmë inspektime të drunjve në qytet dhe vendosim se cilët prej tyre duhet të largohen”, ka thënë ai për EO.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More