Drislla ende po digjet, tym i dendur po përhapet në rrethinën më të gjerë, ka indikacione se zjarri është i qëllimshëm

nga D. V.

Shkup, 10 shtator – Ende është aktiv zjarri në deponinë Drislla, i cili shpërtheu dje në orën 15:15.  Në pjesën qendrore të deponisë digjet sasi e madhe mberurinash, ku lëshon tym të dendur që ndihet edhe në rrethinën më të gjerë, informoi sot Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK). 

Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov përmes një video-deklarate nga terreni kumtoi se zjarrfikësit e Shkupit gjatë gjithë natës kanë tentuar të shuanin zjarrin në deponinë Drislla. 

“Shuarja me ujë nuk dha rezultate, pas çka iu qasëm mbulimit të pjesën më kritike të deponisë, ku ishte djegia më e fortë. Meqenëse është shpallur gjendje krize në territorin e të gjithë vendit për shkak të zjarreve, sot kompetencën mbi deponinë Drislla e merr Shtabi kryesor për menaxhim me kriza. Për këto arsye, i kemi dhënë detyre që sot të fillojmë me mbulimin agresiv të një pjese të deponisë Drislla, ku e kemi tymin më të madh, pjesën ku është djegia”, tha Angellov. Ai pret që deri orët e pasdites kjo pjesë të mbulohet plotësisht dhe të ndalet tymi, i cili që nga pasditja e djeshme deri sot, ka shkaktuar shqetësime të mëdha për qytetarët.

Angellov deklaroi se ka indikacione se zjarri është vënë qëllimisht sepse gjatë verës, kur kishte temperatura të larta, nuk kishte djegie spontane të deponisë. 

“Tani, kur temperaturat e natës janë shumë më të ulëta se në korrik, erdhi deri te “djegia spontane” e kësaj deponie”, tha Angelov.

“Sot, Komiteti drejtues për menaxhimin e krizave i propozoi Qeverisë të miratojë vendim për ndalimin e lëvizjes në deponinë Vardarishte. Kjo deponi do të shënohet dhe lëvizja nëpër të do të jetë e dënueshme. Në këtë mënyrë, do të parandalojmë që njerëzit keqdashës të lëvizin në këtë deponi dhe ajo do të sigurohet me kujdes dhe do të parandalojmë zjarrvënien e saj të qëllimshme ose të paqëllimshme, tha Angellov. Ai kujtoi se MPB-ja ka ngritur padi penale kundër tre personave të cilët, siç tha ai, tashmë janë në burg, persona që menaxhonin M mbeturina të paligjshme, nga të cilat blinin metale, të cilat ishin marrë përmes procesit të djegies së kabllove dhe llojeve të tjera të mbeturinave në deponinë Vardarishte.

Angellov informoi se këto masa deri më tani janë ndërmarrë nga Qeveria dhe institucionet e tjera qeveritare për të shmangur rrezikun e shkaktimit të zjarreve të reja në këto deponi dhe pret që ato të japin rezultate.

Sipas tij, pas zgjedhjeve, Kryetari i Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Qeverinë, ministritë kompetente, kryetarin e Komunës së Gazi Babës dhe institucionet, duhet të fillojë zbatimin e projektit të miratuar shumë vite më parë, i cili do të jetë një zgjidhje e përhershme. Mbulimi, siç tha, është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

QMK informo se zjarri në deponinë Drislla shpërtheu dje në orën 15:15.  Në pjesën qendrore të deponisë digjet sasi e madhe mberurinash, ku lëshon tym të dendur që ndihet edhe në rrethinën më të gjerë. Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikës me dy automjete kundërzjarrit nga Brigada zjarrfikës e Qytetit të Shkupit.

“Zjarri nuk po përhapet dhe nuk përbën kërcënim për pyllin, vendbanimin ose zonën e populluar përreth”, thekson QMK. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More