Drita ndan premio të mëdha për lojtarët dhe stafin pas kualifikimit

nga D. V.

Klubi gjilanas, Drita ka siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës dhe pas kësaj arritje historike, drejtuesit kanë gëzuar futbollistët dhe stafin me premio.

E enjtja mbrëma ishte ditë historike për klubin e Dritës, i cili mposhti Differdange edhe në ndeshjen kthyese të ‘play-off’-it duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës pas një fitore me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Ky sukses ishte historik për bardhekaltrit pasi do të shijojnë për herë të parë në histori grupet evropiane pas investimeve të mëdha tash e shumë vite.

Megjithatë, drejtuesit e klubit janë përkujdesur t’i ‘falënderojnë’ futbollistët dhe stafin pas kualifikimit, pasi tashmë kanë mbushur arkat e klubit me mbi 3 milionë euro të garantuara.

Sipas burimeve të Telegrafit, drejtuesit e Dritës i kanë ndarë 150 mijë euro premio për lojtarët dhe stafin pas triumfit historik ndaj Differdange, triumf i cili ia siguroi grupet në Ligën e Konferencës.

Kështu, secili prej tyre do të marrë nga 5 mijë euro si shpërblim për përpjekjet dhe suksesin e arritur.

Ndryshe, Drita bëhet klubi i dytë nga Kosova që siguron grupet, pasi Ballkani e bëri dy herë në të kaluarën. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More