Drita pret Differdange në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës

nga D. V.

Klubi gjilanas, Drita është nikoqire e Differdange nga Luksemburgu në perballjen e parë të fazës ‘play-off’ për kualifikim në Ligën e Konferencës.

Në rrugën drejt fazës së grupeve, Drita është nikoqire e Differdangen, të cilët i pret në ndeshjen e parë që luhet sot (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka treguar forcën e tyre në disa përballje të forta me Copenhagen dhe FCSB, por kishte mungesë fati duke mos arritur të kualifikohet në dy garat e mëdha evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Megjithatë, ‘Intelektualët’ kanë një shans ideal për të siguruar grupet e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori, pasi tashmë gjenden në fazën ‘play-off’ dhe luajnë ndaj një kundërshtari që e njohin si Differdange.

Skuadra gjilanase ka kujtime të mira nga përballjet e kaluara me Differdangen, të cilin e kishte mposhtur dy herë në korrik – fillimisht 1-0 në Gjilan dhe më pas 3-2 në Luksemburg.

Ndryshe, ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më vonë në Luksemburg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More