Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 në transfertë ndaj Letonisë.
Sfida do të gjykohet nga arbitri turk Halil Umut Meler, i njohur për incidentin e dhunshëm që pësoi në dhjetor 2023, kur u godit në fytyrë nga presidenti i Ankaragucu.
Asistentët e tij do të jenë Kerem Ersoy dhe ?brahim Çaglar Uyarçan, me Oguzhan Çak?r si gjyqtar i katërt.
Për sistemin VAR janë caktuar dy arbitra gjermanë: Harm Osmers dhe Daniel Schlager. Vëzhgues i gjyqtarëve në këtë ndeshje do të jetë italiani Gianluca Rocchi.
Shqipëria aktualisht renditet në vendin e dytë në Grupin K me 4 pikë, pas një fitoreje ndaj Andorrës dhe një barazimi ndaj Serbisë. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren për të qëndruar në garë për një vend në Kupën e Botës 2026.