Duke filluar nga nesër e deri më 15 shtator, pajisjet shkollore do të shiten për së paku 15% më lirë

nga Redaksia

Shkup, 14 gusht – Duke filluar nga nesër e deri më 15 shtator, pajisjet shkollore do të shiten për së paku 15% më lirë. Qeveria vendosi masë “shportë shkollore” me çka nxënësit pajisjet e tyre shkollore do të mund t’i furnizojnë më lirë. Për familjet me një fëmijë kursimi pritet të jetë deri në 2000 denarë ndërsa me dy fëmijë rreth 3000 denarë. Produktet që do të përfshihen me masën do të jenë të shënuara me mbishkrimin: “Më pak harxhime, më shumë për ty”.

Çmimet ku janë bërë lirimet janë marrë nga 1 qershori. Lirimet në tregtinë me shumicë do të jenë për 10% derisa në tregtinë me pakicë, respektivisht nëpër librari, shitore, markete dhe vende tjera ku ka pajisje shkollore do të ulen çmimet krahasuar nga 1 qershori për 15% minimumi. Pra mund ti ulin më tepër sepse ndonjëherë ka edhe çmime në aksion në disa produkte të cilat japin lirime më të mëdha, tha Marjan Risteski – Zv.ministër i Ekonomisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More