DUKE QESHUR ME LETRAT

nga D. V.

Poezi nga: Peter Mladinic
P
ërktheu: Fadil Bajraj

Shkrova një letër duke shpjeguar të pashpjegueshmen.
U hodh në plehra. E pra, t’i shkruaj A-së një letër duke i treguar
se si ndihem, ta vendos në një zarf dhe t’ia dërgoj me
postë, pyes veten se çfarë hairi do të kisha prej saj.

E dashur A, kur të pashë për herë të parë e dije që ishe
e bukur; pastaj, nuk të pashë për një kohë të gjatë.
Pastaj, herën tjetër kur të pashë e dija që je personi
më i bukur në botë. Të dua.

Dashuria e njëanshme nuk është dashuri. Jam pothuajse dy
herë më i vjetër se ti, jetoj me dikë, të desha që nga momenti
që të pashë. Mendoj për ty ditë
e natë. Dua gjithçka tek ti:

si tingëllon, si dukesh, si ecën.
Femra të tjera, ndoshta njëra, me një fytyrë më të bukur,
tjetra me një trup më të fortë, ato nuk janë ti,
femra më e bukur në botë.

Askush nuk më detyroi të të dua; kjo është zgjedhja ime.
Mund të ndihmojmë kë duam dhe kë jo.
Ama a mund të ndihmojmë me çka ose me kë ose ku mund
të gjejmë bukuri? Unë gjej bukuri tek ti, një pasuri

bukurie. Buzëqeshja jote është më e bukur se tea to të tjerat,
dhe zëri yt, vithet e tua, qafa jote, supet e
tua, flokët e mbledhur lart, fytyra jote.
Nga koka te këmbët, krejt ti. Parajsa
do të ishte të ulesha nën një pemë dhe të të puthja.
Të isha pjesë e jetës tënde, jo sall në buzë, por edhe
në zemrën tënde, do të ishte e mrekullueshme.
Unë jetoj me dikë, jam dy herë më i vjetër se ti,

pothuajse. Dua të jem me ty natë e ditë.
E shoh këtë letër që bile as nuk është hapur,
as nuk është lexuar dhe mund të hidhet. Po çka nëse A
nuk më do. Kjo nuk është asgjë në krahasim

me një sëmundje ligështuese ose ndonjë aksident
që e lë një person të paralizuar. Nuk është asgjë
në krahasim me tërmetin, zjarrin dhe përmbytjen,
me pamundësinë për të paguar faturën e energjisë elektrike, ose

me faktin që një person e gjen veten në rrugë. Epo nëse A
nuk më do, bile as nuk dëshiron të flasë me mua
nuk është asgjë në krahasim me këto gjëra. Megjithatë
dashuria ime për të është diçka, dashuria ime për A-në.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More