Mbrëmja më e madhe e muzikës, MTV Video Music Awards 2025, u mbajt të dielën në UBS Arena, New York, duke sjellë në tapetin e kuq një paradë yjesh dhe veshjesh të guximshme.
Sabrina Carpenter, 26 vjeçe, shkëlqeu me një fustan elegant Valentino në ngjyrë të kuqe me dantellë dhe shkëlqim, të kombinuar me një shall të gjatë me pupla livandoje.
Krijuesja e hitit “Espresso”, e cila ishte nominuar për disa çmime të mëdha, u cilësua si një nga paraqitjet më të spikatura të natës, shkruan DailyMail.

Tate McRae, 22 vjeçe, tërhoqi vëmendje me një fustan të bardhë transparent nga Ludovic de Saint Sernin, që i dha një pamje të ngjashme me një perëndeshë greke.
Ndërsa Ashlee Simpson, 40 vjeçe, solli elegancë me një kostum të zi me detaje të guximshme, duke e kompletuar pamjen me taka elegante dhe flokë të valëzuar.

Edhe emra të tjerë shkëlqyen në tapetin e kuq: Jessica Simpson u rikthye pas shumë vitesh me një fustan gotik të zi me dantella, Megan Moroney tregoi një dukje moderne me një bluzë metalike dhe fund të bardhë, ndërsa Paris Hilton zgjodhi një stil futurist në argjend, të shoqëruar nga motra e saj Nicky Hilton, e cila u shfaq me një fustan në ton blu pastel.
VMA 2025 jo vetëm që solli performanca spektakolare, por edhe një tapet të kuq që do të mbahet mend gjatë për modën e guximshme dhe paraqitjet e paharrueshme të yjeve. /Telegrafi/




