Dy gola në portën bosh të bujqësisë!

nga Redaksia

Shkruan, Prof. Dr. Edmond Panariti

Bujqësia sërish shënoi një rënie me 2,6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Në blegtori goditja është gati një ‘knockout” sepse gjysmën e tufave tashmë ka firuar. Por shtrëngimi me fiskalizim i prodhuesve të vegjël dhe të mesëm, do ta thellojë edhe me shumë pikiatën. Vegjëlia është tani jashtë loje, sepse tregu është zënë me aktorë të tjerë të fiskalizuar dhe të certifikuar me kohë. Këta i kanë salduar zinxhirët e prodhimit, grumbullimit dhe të shpërndarjes.

Dhe janë me standarde të larta Evropiane të cilësisë dhe të sigurisë sepse janë, në fakt, zgjatime të prodhuesve të Bashkimit Evropian, sepse i kanë dhe u është dhënë mundësia. Sepse janë përfitues të fondeve grant (dhuratë) të BE, ndërkohë që prodhuesve të vegjël dhe të mesëm u ofrohen kredi ‘sovrane”. Por këta nuk e duan më nëpër këmbë, masën dërmuese të prodhuesve të vegjël e të mesëm që ende banojnë dhe popullojnë Shqipërinë e fshatit. Sepse duan të jenë të vetëm në treg! Sepse duan të përcaktojnë dhe kontrollojnë çmimet!

Për këtë arsye një litër qumësht në marketet e Gjermanisë kushton një euro dhe këtu 1,7 euro. Sigurisht në aleancë me të mëdhenjtë, i plotëson kollaj edhe kërkesat e kapitullit të 12 të aquis communitares, duke eliminuar të vegjlit e pa mbrojtur dhe të pa përkrahur. Të cilët janë rreth 90 për qind e prodhimit kombëtar.

Por, duke gjymtuar rëndë prodhuesit vendas të bujqësisë dhe duke gjymtuar edhe fondet e BE që do të ofrohen në bazë kuotash prodhimi dhe numri, kur të ulesh në tavolinat e negociatave, do të shënosh mu në trekëndësh dy gola në portën tende pa portier!

Pra dy herë autogol në portën tende! Autogoli i parë, nga gjymtimi i pakthyeshëm i prodhimit vendas. Autogoli i dytë nga pakësimi i fondeve të Evropës që lidhen me gjymtimin kriminal që i bëre vetes. Kur e vret veten me dorën tende, nuk ta merr kush hakun!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More