Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë 1950 euro të gjetura në rrugë

nga L. M

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy qytetarë në Rahovec kanë dorëzuar një shumë të konsiderueshme parash të gjetura në rrugë.

Më 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy persona, të cilët kishin gjetur para në rrugën “Sheh Mihedini”.

Sipas policisë, qytetari I. Sharku ka dorëzuar shumën prej 1000 euro, ndërsa H. Haxhimustafa ka dorëzuar 950 euro, duke e bërë shumën totale prej 1950 euro.

Të hollat e dorëzuara më pas iu kthyen pronarit, i cili ishte paraqitur në polici dhe kishte raportuar humbjen e tyre.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe ka vlerësuar lartë gjestin e tyre human.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More