Dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.
Pos drogës, policia gjet edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
