Dy persona kanë marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira dy vetura.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana. /21Media
