Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

nga D. V.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar për më të rejat e ekipit kombëtar të Kosovës, ku dy lojtarë kanë pësuar lëndime dhe do të mungojnë në ndeshjen kthyese ndaj Islandës.

Kosova ka fituar ndaj Islandës me rezultat 2-1 ndeshjen e të enjtes mbrëma në Prishtinë, në kuadër të ndeshjes ‘play-off’ për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, Dardanët e morën me kosto këtë fitore, pasi dy lojtarë titullarë kanë pësuar dëmtime dhe do të mungojnë në ndeshjen kthyese.

Është vet faqja zyrtare e FFK-së e cila ka njoftuar për dëmtimet e lojtarëve dhe mungesën e tyre. Ata gjithashtu kanë zbuluar edhe ftesën për një lojtar tjetër.

“Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri””.

“Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës. Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku”.

“Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More