E konfirmon Zelensky: Rusët kanë hyrë në Pokrovsk, është objektivi i tyre kryesor

nga D. V.

Pokrovsk është bërë shënjestra kryesore e Rusisë, e cila ka përqendruar forcat e saj më të mëdha sulmuese atje, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të hënën në mbrëmje drejtuar kombit, raporton RBC Ukraina.

“Aktualisht, në Pokrovsk, pushtuesit kanë forcat më goditëse dhe aktivitetin më të rëndësishëm sulmues. Luftime të ashpra vazhdojnë në qytet. Ky është qëllimi i tyre kryesor, Pokrovsk”, theksoi Zelensky.

Ai shtoi se çdo sukses i ushtrisë ukrainase në këtë drejtim është një rezultat i mirë për të gjithë Ukrainën dhe mbrojtjen e saj.

Rusia është përpjekur prej muajsh të pushtojë Pokrovskun, një element kyç i linjave mbrojtëse të Ukrainës, duke e konsideruar atë si pikën më të rëndësishme të përparimit drejt pushtimit të të gjithë rajonit të Donetskut.

Më parë, duke cituar burime të inteligjencës ukrainase, Zelensky i tha portalit amerikan Axios se presidenti rus Vladimir Putin deklaroi privatisht se Rusia do të pushtojë të gjithë Donbasin, që përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, deri më 15 tetor. Rusia kontrollon rreth 75 përqind të rajonit të Donetskut. Rreth 6,600 kilometra katrorë janë ende nën kontrollin e Ukrainës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More