E kryer, City dhe Milan arrijnë marrëveshjen përfundimtare për Tijjani Reijnders

nga D. V.

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e Tijjani Reijnders nga Milan.

Paketa totale e marrëveshjes arrin në rreth 70 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset e ndryshme të parashikuara në kontratë.

Marrëveshja verbale mes dy klubeve është finalizuar të hënën, duke hapur rrugën për përfundimin e transferimit.

Reijnders ka arritur akordin personal me Manchester City disa ditë më parë dhe është gati për të kryer procedurat formale.

Holandezi 25-vjeçar shihet si një përforcim kyç për mesfushën e Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

Ai pritet të sjellë freski, stabilitet dhe kreativitet në repartin qendror të fushës për kampionët e Anglisë.

Transferimi pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pasi të përfundojnë të gjitha detajet administrative.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More