E pazakontë, miu kafshon një fëmijë të moshës 10 vjeçare në Shkup

nga Xh M

Një skenë e pazakontë është regjistruar në lagjen Kapishtec të Shkupit, ku një fëmijë 10 vjeçar është kafshuar një minj, përderisa ka qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë, ka njoftuar televizioni Sitel.

Miu ka kafshuar dorën e fëmijës, ndërsa vjen në kohën kur Shkupi po përballet me krizë të madhe të mbeturinave, ndërsa gjatë ditës së djeshme Qeveria urdhëroi inspektim të jashtëzakonshëm në Higjienën Komunale dhe në Qytetin e Shkupit.

Sipas raportit, fëmija është kafshuar nga brejtësi në mes të këndit të lojërave. Në mungesë të shërbimeve të rregullta nga “Higjiena Komunale”, kryetarët e disa prej komunave të Shkupit tashmë kanë filluar të organizojnë aksione pastrimi me makineritë e tyre, duke u përpjekur të paktën pjesërisht ta ndreqin situatën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More