E pyeti për rrjedhjen e planit ushtarak në Jemen, zyrtarja e Trumpit i reagon ashpër gazetares së Sky News: Kthehu në vendin tënd

nga D. V.

Marjorie Taylor Greene reagoi ashpër ndaj një gazetareje britanike kur u pyet për mesazhet e zbuluara të Signal, duke i thënë asaj me nervozizëm: “Pse nuk kthehesh në vendin tënd”.

Martha Kelner e Sky News, iu afrua besnikes së MAGA-s në një konferencë shtypi të mërkurën për të pyetur për gabimin e madh të sigurisë, në të cilin detajet e operacioneve ushtarake të SHBA-së në Jemen u ndanë me një gazetar.

Por ndërsa ajo filloi të bënte një pyetje, përfaqësuesja republikane për Gjeorgjinë kërkoi të dinte: “Nga cili vend jeni”.

Kur gazetarja i tha se ishte nga Britania e Madhe, Taylor Greene filloi një sulm verbal, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk duam t’ia dimë për opinionin tuaj dhe raportimin tuaj”, tha ajo.

“Pse nuk ktheheni në vendin tuaj, ku keni një problem të madh me emigrantët? Ju duhet të kujdeseni për kufijtë tuaj”, shtoi ajo.

Ndërsa Kelner u përpoq përsëri të bënte një pyetje, Taylor Greene i tha asaj: “A kujdesesh për njerëzit nga vendi yt? Po për të gjitha gratë që përdhunohen nga emigrantët? A të intereson? Në rregull, mbarove”.

Kur Kelner e pyeti atë për jetët e ushtarëve amerikanë që rrezikoheshin potencialisht pas rrjedhjes në The Atlantic, Greene u përgjigj: “Nuk më interesojnë lajmet tuaja të rreme”.

Duke u larguar nga korrespondentja e Sky, ajo tregoi një gazetar, i cili më pas tha: “Unë jam një amerikan dhe do të doja të dëgjoja përgjigjen tuaj për atë që ajo po pyet”.

Greene u përgjigj: “Unë nuk po i përgjigjem pyetjes së saj sepse nuk më intereson rrjeti i saj. Nëse dëshironi të pyesni, unë mund të përgjigjem.”

Gazetarja vazhdoi ta kritikonte atë për “mospërfilljen e plotë të sigurisë operacionale nga niveli më i lartë i kësaj administrate”.

Në përgjigjen e saj, ajo fajësoi ish-administratën e Bidenit për “hapjen e kufijve tanë për terroristët, kartelët, trafikantët e fëmijëve dhe trafikantët e drogës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More