E tallnin për modelin e flokëve, ‘Ibiza Final Boss’ firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga L. M

Ylli i ri i rrjeteve sociale, Jack Kay, i njohur ndryshe si “Ibiza Final Boss”, ka nënshkruar këtë javë një marrëveshje bashkëpunimi me vlerë disa dhjetëra mijëra paund me gjigantin britanik të modës, boohooMAN. Lajmi është konfirmuar nga menaxherët e tij në Neon Management, të cilët theksuan se Jack është shumë entuziast për këtë hap të ri në karrierën e tij.

26-vjeçari u bë i famshëm brenda pak ditësh pasi një video e tij duke kërcyer në Ibiza u bë virale në rrjete sociale. Pamja e tij unike, përfshirë modelin e flokëve “tas”, e bëri atë të spikaste mes qindra turistëve dhe i solli mijëra ndjekës të rinj. Pas suksesit të papritur, Jack firmosi me agjencinë e njohur Neon Management.

Marrëveshja me boohooMAN shihet si hapi i parë i madh drejt një karriere më të gjerë në botën e argëtimit dhe modës. Sipas “Daily Mail”, Jack vizitoi selinë e kompanisë në Manchester për të firmosur kontratën, ndërsa një foto e publikuar nga mediat britanike e tregonte atë me një bluzë ku shkruhej “IBIZA FINAL BOSS”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More