Edhe 30 ditë paraburgim për Bekim Maksutin

nga Xh M

Shkup, 20 maj – I vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë Bekim Maksutit, ish-drejtor i Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, njëri nga të akuzuarit për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Po bëhen tre muaj që Maksuti, me vendim të Gjykatës Penale në Koçan, gjendet në paraburgim, ndërkohë që paraburgim efektiv i është shqiptuar edhe një Shovket Hazari, pensionist dhe ish-punonjës i Ministrisë së Ekonomisë.

Në ndërkohë, në paraburgim shtëpiak gjenden tre ish-ministrat e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri. Në paraburgim shtëpiak gjenden edhe tre ish-kryetarë të Koçanit, si dhe shumë pjesëtarë dhe shefa të policisë së Koçanit, Prilepit, Shtipit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More