Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokati Çerkini

nga Xh M

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, e ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të policisë, lidhur me kontratën për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Pas intervistimit është deklaruar avokati i tij, Artan Çerkini.

Çerkini konfirmoi se Hoxha është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Zotëri Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer ndonjë vepër penale. Për vazhdimin e hetimeve do t’ju mbajmë të informuar”, deklaroi Çerkini.

“Është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, mirëpo është liruar në procedurë të rregullt”, theksoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More