Edhe pas ndarjes, Selvije Jao nuk e hedh poshtë Shpat Kasapin – thotë dy fjalë për të

nga D. V.

Pas ndarjes nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka mbajtur një profil të qetë publik, por së fundmi ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale, ku ka folur për jetën dhe rolin si nënë.

Në një sesion pyetje-përgjigje, një nga ndjekësit e pyeti se si është të jetë njëkohësisht edhe nënë edhe baba për djalin e saj, Roelin.

Komenti u shoqërua edhe me një kompliment: “Dukesh se je një nënë e mirë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Selvije u përgjigj me maturi dhe qartësi, duke vënë në pah përkushtimin ndaj të birit: “Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të”.

Megjithatë, ajo nuk harroi të theksojë rolin e ish-partnerit në jetën e djalit të tyre, duke treguar se, pavarësisht ndarjes, raporti si prindër mbetet i shëndetshëm dhe i balancuar.

“Dhe mos gabo me gruan...se s’të fal, të lë”, Shpat Kasapi habit me shkrimin pas ndarjes

Lexo po ashtu“Dhe mos gabo me gruan…se s’të fal, të lë”, Shpat Kasapi habit me shkrimin pas ndarjes

“Roeli ka babanë më të mirë në botë, që punon shumë dhe mbështet rritjen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë në rritjen e Roelit”, tha Selvije.

Deklaratat e saj u mirëpritën nga ndjekësit, të cilët vlerësuan maturinë dhe respektin në mënyrën si ajo trajtoi një çështje kaq personale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More