Egla drejtuar Liamit: Ndyrësirë, një grua nuk preket as me mendim e lë më me dorë

nga D V

Një debat tensionues nisi që nga mëngjesi midis Eglës dhe Liamit brenda shtëpisë së BBVA-s.

Aktorja Egla Ceno vazhdimisht i thoshte Liamit që ai nuk duhet t’i tregojë asaj se çfarë duhet të bëjë e të veprojë.

“Një grua nuk preket as me mendim e lë më me dorë, ndyrësirë”, i thoshte ajo Liamit derisa debati i tyre eskaloi edhe më tej.

Në debat e sipër, Liami madje u dëgjua t’i thoshte Eglës “që të futej në pishinë dhe të shpëlaj ligësitë”. Megjithatë, ajo nuk qëndronte aspak indiferente derisa i thoshte se “do e mësonte se si të sillet”.

“Ti je një idiot dhe je një maniak. Gratë nuk preken me dorë. Nuk i thuash gruas të dalësh lakuriq. Të kanë heqë kusitë nga dora dje”, i thoshte ajo Liamit.

Derisa dyshja debatonin, banorët e tjerë qëndronin, reagonin pak ose fare për mosmarrëveshjen e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More