Ekrem Kastrati rikandidon për kryetar të Malishevës, Nisma zyrtarizon kandidaturën e tij

nga D. V.

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati do të rikandidon edhe për një mandat.

Limaj ka shkruar se Malisheva ka përjetuar ndryshime të mëdha nga udhëheqja e Kastratit, transmeton Telegrafi.

“Vazhdojmë +4 me Ekrem Kastratin për Malishevën Urbane që na bashkon! Sot, me shumë krenari, njoftoj rikandidimin e mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Ekrem Kastrati, për kryetar të Malishevës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nën udhëheqjen e tij, Malisheva ka përjetuar ndryshime të mëdha: nga lirimi i hapësirave publike e ndërtimi i bulevardit “Ibrahim Mazreku”, deri te projekti madhor i “Sheshit të Dëshmorëve dhe Parkingut Nëntokësor”. Sot, qyteti jonë frymon ndryshe – është më i gjallë, më i bukur dhe më i afërt me të rinjtë dhe me mërgatën që e viziton çdo verë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai tutje ka pohuar se Ekrem Kastrati është vlerë e Llapushës.

“Ai është njeriu që riktheu shpresën, zhvillimin dhe kulturën në Malishevë. Dhe për këtë, jam i bindur se ai do të vazhdojë të jetë kryetar edhe për katër vitet e ardhshme. Malisheva Urbane ka nisur me Ekrem Kastratin. E bashkë me të, do ta çojmë deri në fund – me përkushtim, me besim dhe me përkrahjen e fuqishme të qytetarëve tanë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More