Ekspozimi në diell gjatë sezonit veror, Jahja: Të përdoren kremëra me faktor mbrojtës

nga Xh M

Shkup, 10 gusht – Gjatë sezonës së pushimeve verore dhe ekspozimit të shtuar në diell, nevojitet mbrojtje adekuate e lëkurës nga rrezet e diellit, të cilat mund të lënë dëmtime të përhershme në lëkurë.

Kështu vlerëson mjekja dermatologe, Lulije Jahja, sipas së cilës për mbrojtje adukate nga dielli nevojitet të shmanget dielli i fortë i mesditës, foshnjat dhe fëmijët e vegjël të ekspozohen me kujdes në diell si dhe të zgjidhet produkt mbrojtës ndaj diellit, sipas llojit të lëkurës.

Acarimi i nishaneve duhet të kontrollohet

Ekspozimi i tepërt në diell është i rrezikshëm dhe mund të aktivizojë sëmundjet autoimune, në disa raste edhe kancerin e lëkurës, andaj kujdesi për mbojtjen adekuate dhe vizita tek dermatologu nuk duhet shmangur në veçanti nëse vërejmë nishane që ndryshojnë formën dhe ngjyrën pas ekspozimit në diell.

“Ekspozimi i tepërt në diell edhe atëherë kur rrezet e diellit janë më të forta mund të aktivizojnë edhe sëmundje të tjera të përgjithshme në organizëm nga ato autoimune, si p.sh ‘vitiligo lupusi’, por edhe shumë sëmundje të tjera, grup moshat më të rrezikuara lirshëm mund të themi që duhet të kemi kujdes që në moshen fëmijërore. Fëmijët deri në 2 vjeç të mos ekspozohen në diell, pasi ekspozimi në diell dhe dëmtimi i lëkurës gjatë kësaj moshe mund të përfundoj me pasoja pastaj në jeten ose në vitet e ardhshme, sepse lëkura është një organ që mban mend dhe mundet që nje periudhë, d.m.th një djegie në moshen fëmijërore, të përfundoj me një kancer të lëkures pastaj në moshën madhore.” – thotë Lujeta Jahja, dermatologe.

Dermatologja Jahja shton se ka persona që janë të detyruar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në diell, siç janë punëtorët që kryejnë punë fizike, andaj ata duhet të aplikojnë kremëra me faktorë mbrojtës kundër diellit, të mbajnë kapelë, ndërsa ata që kanë lëkurë të ndjeshme të mbajnë veshje të holla të bardha.

Për personat që janë në pushime verore është e këshillueshme që të mos rreziten në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 17:00, ndërsa aplikimi i kremës mbrojtëse ka rregulla të cilat duhet të respektohen nga pushuesit.

“Deri në ora 10 aplikim i kremës me ‘spf faktorë’ të aplikohet 30 minuta para se të ekspozohemi në diell dhe të riaplikohet çdo dy orë e gjysëm. Përveç kapeleve, syzeve, veshjeve të holla, patjetër pacienti të konsumojë sasi më të madhe të lëngjeve që tu ikim komplikimeve sistemike, jo të fokusohemi vetëm te lëkura. Shenjat e para që pacienti duhet paraqitur në ambulancë, atëherë kur vëren ndonjë ndryshim në lëkurë, p.sh, një nishan ekszistues më parë dhe vërehet ndryshimi i formës, ngjyrës apo kemi ndonjë erosion, patjetër të paraqitet te mjeku amë dhe të dërgohet në ambulanca dermatologjike për dermaskopi dhe të verifikohet se për çfarë lezioni flitet.” – shprehet Lujeta Jahja, dermatologe.

Kanceri i lëkurës, forma më e shpeshtë, kanceri bazocelular duhet të trajtohet sa më shpejt, andaj dermatologët rekomandojnë që pacientët të mos neglizhojnë ndryshimin e formës dhe ngjyrës së nishanave, sepse diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetën e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More