Ekzekutohet një tjetër politikan në Ekuador, u qëllua teksa ishte me të birin e mitur

nga Xh M

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit. Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 16”30 me orën lokale. Autoritetet e Ekudorit bëjnë me dije se ende nuk është identifikuar autori. I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i tij i mitur, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.

Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë për kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës. Në gusht të vitit 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve ekuadorianë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More