Eli Fara rrëfen vështirësitë në karrierë: Nuk do bëhesh kurrë?

nga Xh M

Është një ndër ikonat e muzikës folklorike. Këngët e saj u kanë mbijetuar dekadave. Janë kënduar natën e ditën, në kafene e lokale, në evente e në koncerte. Janë kënduar nga vetë ajo, e janë ripërtërirë nga këngëtarët tjerë.

Këto këngë janë fine, kanë tipare korçare, e mbajnë melodi të përsosura folklorike. Me to mund të vuash, me to mund të gëzosh e vallëzosh. E krejt këtë ka arrit ta sjellë në tre minuta këngë Eli Fara, protagonistja e këtij materiali.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga ngjitja e parë e saj në skenë, ajo nuk ka reshtur së krijuari gjëra të reja. Kënga e saj e fundit që u publikua javën që po lëmë pas është një bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Gold AG.

Kënga është e freskët e shumë verore, një kombinim i hatashëm mes karakteristikave të të dy artistëve. Klipi i xhiruar në ambiente malore, me balerinë e vallëzim, e sjellë Elin shumë të freskët, sikur të ishte në të 20-tat e saj.

Në këtë rrëfim s’kishte si të mungonte edhe lidhja e saj me Kosovën, një vend në të cilin ajo ka përjetime nga më të ndryshmet, të cilat i kujton e mallëngjyer.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More