Elite Sports triumfojnë në ‘Europapark 2025’

nga D. V.

Një tjetër faqe e artë u shkrua për futbollin e moshave në Kosova: gjenerata U9 (2016) e Elite Sports Kosova, e përbërë nga të rinj të talentuar nga e gjithë Kosova dhe Maqedonia e Veriut u shpall kampion i edicionit të 22-të të turneut ndërkombëtar ‘Europapark 2025’, një prej ngjarjeve më të mëdha sportive për moshat e reja në Evropë.

Në një rrugëtim të jashtëzakonshëm, Elite Sports mposhti kundërshtarë të njohur si Karlsruher dhe Freiburg, duke dëshmuar jo vetëm talent, por edhe karakter të fortë.

Në finalen emocionuese, ndonëse ishin në disavantazh 1-0, djemtë e vegjël shqiptarë realizuan një rikthim spektakolarë, duke përmbysur rezultatin dhe fituar me rezultat 3-1, mes entuziazmit dhe krenarisë që përfshiu të gjithë.

Këta fëmijë nuk fituan vetëm një trofe – ata ngritën flamurin e Kosovës lart në një nga skenat më prestigjioze të futbollit për moshat e reja në Evropë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More