Elmazi luan ndeshje futbolli: Golin e fitores në Saraj e shënojmë me një zë më 19 tetor

nga Redaksia

Shkup, 27 shtator – Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, zhvilloi një ndeshje futbolli me banorët e fshatit Arnaqi, ku atmosfera u mbush me lojë, energji dhe shoqëri të mirë.

“Shënuam shumë gola sonte, por golin e fitores do ta shënojmë së bashku më 19 tetor, duke rrethuar numrin 7 me një zë”, u shpreh Elmazi.

Ai theksoi se përmes aktiviteteve të tilla dëshiron të përcjellë mesazhin e bashkimit dhe solidaritetit, që sipas tij janë çelësi për të sjellë ndryshimin e pritur në Saraj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More