Emily Blunt i mahniti të pranishmit në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia, teksa u shfaq në premierën e filmit biografik The Smashing Machine.
Aktorja 42-vjeçare zgjodhi një fustan glamuroz pa rripa, i cili i theksonte linjat elegante dhe e bëri menjëherë qendër të vëmendjes në tapetin e kuq.
Duke e kompletuar dukjen me taka rozë me platformë dhe bizhuteri argjendi, ylli i “The Devil Wears Prada” shkëlqeu përpara kamerave, shkruan DailyMail.

Flokët e saj me onde të buta ishin të krehura mbrapa, duke i dhënë paraqitjes një prekje të sofistikuar.
Në krah të saj ishte bashkë-ylli i filmit, Dwayne Johnson, i cili u shfaq i buzëqeshur dhe plot elegancë me një kostum gri.

Dyshja pozoi së bashku për fotografët, duke treguar alkimine e tyre edhe jashtë ekranit.
Filmi “The Smashing Machine” sjell historinë e ish-mundësit dhe luftëtarit të MMA-së, Mark Kerr, rolin e të cilit e luan Johnson, ndërsa Emily interpreton bashkëshorten e tij Dawn Staples.

Projekti, i xhiruar në disa lokacione ndërkombëtare, vjen si debutimi regjisorial i Benny Safdie dhe trajton jo vetëm suksesin sportiv, por edhe betejat personale të Kerr me lëndimet dhe varësinë nga substancat.
Emily, e cila ka theksuar shpesh përgjegjësinë e madhe që ndien kur luan personazhe të vërtetë, e përshkroi rolin si një nga më sfiduesit e karrierës së saj.
“Duhet të bësh të mirën ndaj këtyre njerëzve që kanë përjetuar shumë gjëra”, tha ajo në një intervistë të fundit.
