Emini: Spasiq dhe Dejanoviq nën kontrollin e Vuçiqit dhe Radoiçiqit

nga D. V.

Me udhëzime të Aleksandër Vuçiqit e Millan Radoiçiqit duket se as hapin s’e bëjnë. Janë këta dy kandidatët e pavarur serbë, Strecko Spasiq nga SNS e Bozidar Dejanoviq nga Lista Serbe të cilët raportohet se u takuan në Rashkë me shefat e tyre.   

Kandidati shqiptar për komunën e Kllokoti, Arbër Emini teksa bëri të ditur takimet e dy kandidatëve serbë Arbër Emini është shprehur i bindur që do të ofrojë fakte për lidhjet e tyre me BIA-n serbe dhe kryeterroristin Millan Radoiçiq, ky i fundit edhe organizator i sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit që ndodhi me 24 shtator të 2023 e ku i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më poshtë sjellim postimin pa ndërhyrje të Eminit:

“Kosova është zemra që rreh në çdo shqiptar, kudo që ndodhet.”

Mos u mashtroni nga emrat e dy kandidatëve serb:

Strecko Spasic – SNS e Vucicit në Kllokot te “Marten ishte tek Radojcic në Rashk”.

Bozidar Dejanovic – Lista Serbe e Radojcicit në Kllokot të “Enjten ishte tek Radojcic në Rashk”.

Pas këtyre dy kandidatëve nuk qëndron as zhvillimi i Kllokotit, as interesat e qytetarëve.

 Pas tyre qëndron vetëm kryeterroristi Milan Radojcic, njeriu që për vite me radhë ka mbajtur peng shqiptarët e komunës sonë dhe ka përdorur Listën Serbe vetëm për pushtet, korrupsion dhe frikësim.

Çdo shqiptar që sot ju kërkon votën për këta dy  kandidatë serb, është duke i shërbyer Radojcicit dhe Vucicit, dhe jo qytetarëve të Kllokotit.

 Më 12 tetor, thoni JO Listës Serbe dhe SNS-it!

 Votoni për ta çliruar Kllokotin nga ndikimi i Beogradit dhe Radojcicit.

Votoni  për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë.

Ditëve në vijim ,do ju dëshmoj se ka shqiptarë që me urdhër të Milan Radojcic dhe BIA-së po punojnë për të siguruar vota të shqiptarëve për këta dy kandidatë serbë .

Ditëve në vijim,do ju dëshmoj se këta dy kandidatë serbë dhe disa shqiptarë po punojnë për ta mbajtur në pushtet njëren nga këto dy parti.

Do ju dëshmoj takimet e tyre me BIA-në Serbe

Do ju dëshmoj takimet me gjeneralë të ushtris së Serbis dhe Rusis.

Do ju dëshmoj takimet e disa shqiptarëve me agjentë të BIA-së.

Propaganda Serbe do të fundoset.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More