Kuamnovë, 9 shtator – Është aktiv zjarri në atarin e fshatit Nikushtak të Kumanovës, informuan sot nga “QMK dhe nga “Pyjet e Maqedonisë”.
“Për momentin, zjarri ende është aktiv. Atje ndodhen ekipet tona të cialt punojnë në terren. Bëhet fjalë për terren shumë të papërshtathsëm, ekipet edhe përkundër asaj që ia dalin të arrijnë deri tek një linjë e caktuar, nuk mund ta mbilojnë atë në tërësi. Atje ku është vend i pakalueshëm, po veprojnë nga ajri, por edhe përkudnër veprimit të tyre, nëse nuk arrihet nga toka drejt linjave, është vështirë zjarri të sanohet. Vazhdojmë me intervenim edhe sot, me të gjitha resurset njerëzore”, deklaroi tëvendësdrejtori i NP “Pyjet nacionale”, Kire Mihaillov.
Në Nikushtak disa ditë me radhë po digjet pylli i degraduar me drunj të ulët por edh epylli me lisa. Prej dje zjarri është zgjeruar në territor më të madh. krahas veprimit të ekipeve të “Pyjeve nacionale”, zjarrin e shuan edhe dy aeroplanë dhe një helikopter nga ajri, por për shkak të sipërfaqes së madhe që ësht[ kapluar, zjarri akoma është aktiv.
Ekipet e njësisë kumanovare të “Pyjeve nacionale” dhe ekipi i njësisë zjarrfikëse të Kumanovës je intervenuan në atarin e fshatrave Orizare dhe Sllupçan në rajonin e Likovës. Zjarrfikësit kumanovarë shuan bar të thatë në lagjen “Ajduçka Çeshma”, në atarin e fshatrave “Shupli Kamen” dhe Dobroshan. NJTZ Kumanovë e shoi zjarrin edhe në një shtëpi të kapluar nga flakët në “Tode Mendol”.
Njësia territoriale zjarrfikëse e Nagoriçanit të Vjetër shoi zjarrin në fshatin Nagoriçan i Ri në lagjen Buznici ku krahas barit të thatë kishte zjarr edhe në konstruksionin e çatisë së një objekti ndihmës.