“VLEN me numër 7, AKI me 4 – U hodh shorti për zgjedhjet lokale”

nga D. V.

Shkup, 24 shtator – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajti mbledhjen e 137-të në të cilën me short u përcaktua lista e vetme e kandidatëve për zgjedhjet lokale 2025, në tri pjesë, për partitë dhe koalicionet politike parlamentare, prej 1 deri në 9, për parti dhe koalicione të cilat nuk janë pjesë e përbërjes parlamentare prej 10 deri 33 dhe për grup të votuesve prej 34 deri 153. Tërheqja u zhvillua sipas renditjes së alfabetit. 

Përfaqësues të partive politike, koalicioneve parlamentare, morën pjesë në short sipas renditjes së alfabetit. E para në fletën e votimit nga partitë dhe koalicionet do të jetë Përvoja për sukses, nën numrin dy Lëvizja ZNAM, për Maqedoninë tonë, e treta Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni PDSM, e katërta Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI – BDI, i pesti është Koalicioni për zgjedhje lokale 2025 – LSDM, e gjashta E majta, i shtati Koalicioni VLEN, i teti Koalicioni – Për të ardhme të gjelbër, ndërsa i nënti është Koalicioni – Maqedonia jote – VMRO DPMNE. 

“Në rend të ditës është hedhja e shortit për të përcaktuar renditjen e listave të kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet lokale në përputhje me ligjin e zgjedhjeve dhe kodin zgjedhor. KSHZ-ja, në një seancë publike, përcakton renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e anëtarëve të këshillit komunal, anëtarëve të këshillit të qytetit të Shkupit dhe kryetarit të komunës së qytetit të Shkupit. Renditja e listave të kandidatëve të partive politike dhe koalicioneve në përputhje me nenin 68 paragrafi tre në fletën e votimit përcaktohet me short dhe ai numër është i njëjtë në secilën komunë, dhe në komunën ku nuk do të ketë përfaqësuesin e vet, numri përkatës i paraqitësit të listës do të hiqet, ndërsa në vend të tij do të shkruhet numri rendor i kandidatit të radhës pa lënë hapësirë ​​bosh”, shpjegoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Kandidatët e propozuar nga koalicioni i kryesuar nga një parti e njëjtë politike pa dallim të numrit të partive politike në koalicion në komuna të ndryshme do të kenë të njëjtin numër rendor në të gjitha komunat bënë të ditur nga KSHZ, duke shtuar se komisionet komunale të zgjedhjeve në mbledhje paraprakisht i kanë konfirmuar listat e kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje, këshilla, anëtarë të këshillave të komunës dhe anëtarë të këshillit të Qytetit të Shkupit kryetarë të komunave dhe kryetar i Qytetit të Shkupit. 

Në mbledhje ishin tërhequr shortet prej 10 deri 33 për parashtrues të listave të partive politike të cilat nuk janë pjesë e përbërjes parlamentare. 

Lidhja Demokratike Boshnjake tërhoqi numrin 18, Partia Popullore VMRO-VMRO NP-21, Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve LUKT-23, Demokratët e Shkupit-29, Partia Demokratike e Romëve-10, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni PDTM-14, Forcat Demokratike të Romëve-24, Lidhja Demokratike-19, Maqedonia e Bashkuar-12, MAAK-28, Epoka e Tretë Maqedonase/Listat e Pavarura Maqedonase/sovranistët-32, Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni-15, Partia për Demokratët e Bashkuar të Maqedonisë PDBM-26, Partia e Pensionistëve-13, Nisma Qytetare GRIN-25, E djathta-31, Koncepti Maqedonas-22, Partia e Punëtorëve-20, Rodina Maqedonia-30, Lidhja e Romëve-11, Partia Serbe në Maqedoni-16, Partia TVOJA-27, Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas-33, Unioni i Romëve-17.

Në pjesën e tretë ishte tërhequr shorti për parashtrues të listës së grupit të votuesve për kandidatë për kryetarë dhe kandidatë për bartës të listës së anëtarëve të këshillit prej 34 deri 153. 

Paraprakisht në mbledhjen e KSHZ-së, ishte realizuar edhe short për shpërndarjen e panove dhe bilbordeve të reklamave për zgjedhjet lokale 2025. Gjithsej 17 persona juridikë kanë dorëzuar oferta për reklamim politik të panove dhe bilbordeve. 

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përgatiti raporte të ofertave të pranuara deri më tani për pano dhe bilborde reklamimi në bazë të nenit 78 të kodit zgjedhor për zgjedhjet lokale në komisionin shtetëror të zgjedhjeve kanë mbërritur oferta nga 17 ofertues”, tha Kondarko, pas çka vijoi tërheqje. 

Fushata në zgjedhje për zgjedhjet fillon të hënën më 29 shtator ndërsa përfundon më 17 tetor gjegjësisht 24 orë para zgjedhjeve. Qytetarët do të zgjedhin kryetarë të komunave dhe këshillave më 19 tetor. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More