Është zvogëluar numri i punëtorëve në industri

nga D. V.

Shkup, 2 shtator – Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 3.8% në korrik të vitit 2025 krahasuar me korrikin е vitit 2024, kumtoi Enti shtetëror i statistikës.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit korrik të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.4 % në sektorin Industria përpunuese për 4.0 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.5 %. 

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit korrik të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 1.9 %  Prodhimet kapitale për 8.8 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.8 %, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 9.6 % dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 0.3% .

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – korrik të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – korrik të vitit 2024, është zvogëluar për 4.0%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More