Ethet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte – gjashtë ndeshje interesante në orar

nga D V

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe gjashtë ndeshjet e fundit të xhiros së parë të edicionit 2024/25 në Ligën e Kampionëve.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve përveç ndryshimeve rrënjësore në grupe dhe ndeshje, takimet e javës së parë kanë vendosur t’i zhvillojnë në tri ditë të javës.

Pas të martës dhe mërkurës, radha është edhe për gjashtë ndeshjet e mbetura për t’u zhvilluar sonte (e enjte) në mbrëmje.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme padyshim se është ajo në mes të Monacos dhe Barcelonës, e cila pritet të zhvillohet në “Stade Louis II” me fillim nga ora 21:00.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes Atalanta-Arsenal dhe Atletico Madrid-RB Leipzig, të cilat zhvillohet në orën e njëjtës sikurse ndeshja e lartpërmendur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More