Euroambasadori Rokas e vizitoi Komunën e Kumanovës

nga D V

Kumanovë, 23 janar – Euroambasadori Mihalis Rokas sot është takuar me kryetarin e Komunës së Kumanovës dhe me anëtarët e Këshillit. Aktiviteti është pjesë e serisë së vizitave komunale, përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësi të njoftohen me përfitimet e procesit të aderimit në Bashkimin Evropian.

Rokas në deklaratën për media potencoi se kjo është vizita e tij e parë në Kumanovë dhe e theksoi debatin e mirë me këshilltarët. Vizitën, siç theksoi ai, e ka shfrytëzuar që t’i dëgjojë mendimet e faktorëve të ndryshëm në qytet. Për Kumanovën tha se ndodhet në pozicion strategjik në mes të korridoreve 8 dhe 10 dhe u bëri thirrje autoriteteve lokale që së bashku me BE-në dhe me shtetin të punojnë në përshpejtimin e reformave.

“Duke pasur parasysh se Bashkimi Evropian ka realizuar dhe po zbaton një numër të madh projektesh që kanë të bëjnë me fushat kyçe për zhvillimin e Kumanovës, të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza, me përmirësimin e cilësisë së ajrit, megjithatë ka mundësi të tjera që BE-ja i financon që të mund të zbatohen në komunën tuaj. Dhe këtu, natyrisht, të mos harrojmë rëndësinë strategjike, pozitën e Komunës së Kumanovës në mes të korridoreve 8 dhe 10, që janë me rëndësi strategjike ekonomike, natyrisht edhe për BE-në, kështu që mundësitë janë këtu. Gjithashtu, nëse i shtojmë gjithë kësaj se ka një vrull të madh që lidhet me zgjerimin e BE-së, mendoj se edhe si vend edhe si komunë, ky momentum që ekziston në kontekstin e zgjerimit të BE-së duhet të kapet pikërisht për këtë. Më lejoni të ritheksoj edhe një herë se duhet të punojmë të gjithë së bashku krah për krah, qytetarët, ne, BE-ja, administrata lokale, kryetari i komunës, të gjithë me synimin për të përshpejtuar zbatimin e reformave që duhen përfunduar në këtë vend”, tha Rokas.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski tha se e ka informuar euroambasadorin për gjendjen në Kumanovë, për zhvillimin e qytetit, për zonën industriale, për bashkëjetesën në këtë komunë shumetnike. Dimitrievski theksoi se kënaqësi e veçantë është që me nismë të ambasadorit zbatohet takimi në Kumanovë. Ai shtoi se në historinë e Kumanovës, BE-ja është donatori më i madh.

Përveç takimit me kryetarin dhe me këshilltarët, Rokas do të realizojë takim edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe me të rinjt dhe me qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More