Eurodeputetët bullgarë kërkojnë hetim për raportuesin për Maqedoninë në PE, Tomas Vajc

nga Xh M

Bruksel, 9 qershor – Eurodeputetët bullgarë kërkuan hetim për raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc, duke e akuzuar për njëanshmëri në draft-raportin.

Debati për Raportin u shty për më datë 24 të këtij muaji, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski është i sigurt se teksti i Vajc do të miratohet.

Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë bullgarë kritikuan edhe komisionaren europiane për zgjerim, Marta Kos.

Kreu i diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, e vlerësoi si gënjeshtër tezën e opozitës bullgare se Sofja zyrtare do ta lejojë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së në këmbim të dritës së gjelbër nga Brukseli për pranimin e euros si valutë në Bullgari.

Sipas deklaratës së fundit të ministrit të punëve të jashtme, Timço Mucunski, ende nuk ka përgjigje nga pala bullgare nëse në Samitin e NATO-së në Hagë do të ketë takim mes presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe homologut të saj Rumen Radev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More