Falimenton Rihanna? Këngëtarja humb një shumë marramendëse si pasojë e…

nga D. V.

Rihanna ka humbur një shumë marramendëse prej 36 milionë dollarësh nga një projekt i dështuar mode me Louis Vuitton, sipas dokumenteve financiare të kompanisë së saj britanike, Denim UK Holdings. Këngëtarja amerikane, 37 vjeçe, lançoi linjën e saj të veshjeve Fenty në vitin 2019, në bashkëpunim me markën franceze luksoze, por projekti dështoi dhe u mbyll në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Për shkak të kufizimeve të udhëtimit gjatë periudhës së Covid-it, Rihanna e cila ishte e përfshirë drejtpërdrejt si dizajnere nuk mundi të vizitonte atelienë në Paris apo shtëpitë e modës në Itali që prodhonin veshjet. Kur u lançua projekti, u zbulua se Rihanna kishte investuar 29,988,000 euro ndërsa kompania mëmë e Louis Vuitton, LVMH, kishte investuar 30 milionë euro.

Biznesi i regjistruar në Francë kishte emrin tregtar Project Loud France, si një referencë ndaj albumit të pestë të Rihannës, Loud. Rihanna, e cila ka një pasuri të vlerësuar rreth 1.4 miliardë dollarë investoi shumën përmes Denim UK Holdings dhe u bë aksionere me 49.99 për qind të kompanisë. Në vitin 2021, Rihanna dhe LVMH morën një vendim të përbashkët për të mbyllur biznesin e modës, në mënyrë që të përqendroheshin te produktet kozmetike dhe të brendshmet.

Në një deklaratë të përbashkët të asaj kohe thuhej: “LVMH dhe Rihanna rikonfirmojnë synimin për t’u përqendruar në rritjen dhe zhvillimin afatgjatë të ekosistemit Fenty, me fokus në kozmetikë, kujdes të lëkurës dhe të brendshme”. Fenty, që mban mbiemrin e plotë të këngëtares Robyn Rihanna Fenty ishte menduar si një zgjerim i bashkëpunimit të suksesshëm me LVMH në fushën e kozmetikës, duke ofruar një gamë të plotë veshjesh, këpucësh dhe aksesorësh. Por linja rezultoi e kushtueshme, afro 1,000 dollarë për një xhaketë xhins dhe 810 dollarë për një fustan me korse dhe nuk arriti të tërhiqte interesin e madh që kishin pasur linjat e tjera të saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More